AA
“Kur ishin në pushtet, funksionarët e BDI-së flisnin maqedonisht mes vete, sot vajtojnë për shqipen!”, kështu nis reagimin koalicioni VLEN pasi gjatë ditës koalicioni Fronti Europian drejtoi kritika ndaj tyre për Ligjin për gjuhën shqipe.
Reagimi i plotë i VLEN-it pa ndërhyrje:
“BDI e zgjodhi Elizabeta Dukovskën gjykatëse kushtetuese. Ajo më pas kërkoi që të kufizohet përdorimi i shqipes në institucione.
BDI arriti të shfuqizojë Balancuesin përmes Gjykatës Kushtetuese, duke hapur rrugë për diskriminim në punësime.
BDI e kundërshtoi shkarkimin e Dukovskës, edhe pasi ajo doli haptazi kundër dygjuhësisë.
BDI votoi në Kuvend edhe për zgjedhjen e Darko Kostadinovskit, një tjetër figurë që nuk përfaqëson asnjë vlerë shqiptare.
Tani, arkitektët e sulmit institucional ndaj gjuhës shqipe dalin me lot krokodili, duke aktruar si “mbrojtës”.
Jo, nuk jeni mbrojtës, jeni tradhtarë me firmë dhe vulë.
Shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk falin: BDI është rreziku më i madh që ka pasur ndonjëherë gjuha shqipe pas luftës!
A i keni parë ndonjëherë kështu, ta bllokojnë foltoren kur tërhiqeshin zvarrë motrat tona në Rastin Monstra?
Apo kur digjeshin pronat shqiptare në Gjorçe?
Ose mbase kur gjykoheshin padrejtësisht në procese të montuara si Alfa e Sopoti.
Apo kur kishin pushtet e xhipa të zi nuk i shihnin këto raste?
E kanë për privilegjet personale, për pushtet, për milionat që kanë vjedhur. Nuk e kanë për shqiptari. Prandaj rrinë kokëulur!
Për dallim nga ta, VLEN është sot kujdestari më i mirë i gjuhës shqipe në institucione.
Në qeverinë e kaluar, me Artan Grubin zv.kryeministër, komunikimi zyrtar ndërmjet funksionarëve shqiptarë bëhej vetëm në maqedonisht.
Sot, me VLEN-in në qeveri, gjuha shqipe trajtohet në mënyrë të barabartë dhe dinjitoze, ashtu siç e garanton Kushtetuta dhe kërkon çdo shqiptar”.
VLEN ka propozuar rikthimin e masës së “shportës shkollore”, me qëllim uljen e shpenzimeve për familjet në prag të fillimit
Gjithsej 262 drejtues janë sanksionuar gjatë një kontrolli të përforcuar rrugor të zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Shkup, nga ora
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite kryesisht