AA
Arben Fetai zhvillon bisedë përmbajtësore me Pieter Feith: Mbështetje e fuqishme për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
Shkup, 15 korrik 2025 – Zëvendësministri për Sistem Politik, Arben Fetai, ka zhvilluar një bisedë miqësore dhe përmbajtësore me z. Pieter Feith, ish-shef i ekipit ndërkombëtar negociator që mbështeti procesin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Biseda u fokusua në progresin e arritur në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, me theks të veçantë në miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, që për herë të parë e rregullon me ligj këtë parim të rëndësishëm të barazisë ndëretnike.
Z. Feith përshëndeti këtë zhvillim si një hap historik, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së frymës së Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe të orientimit strategjik të vendit drejt Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, u diskutua për procesin e decentralizimit, si një tjetër shtyllë thelbësore e Marrëveshjes, dhe për angazhimet e Qeverisë në financimin e projekteve të qeverisjeve lokale.
Në fund të bisedës, z. Feith u shpreh me emocion: “Zemra ime është gjithmonë me Maqedoninë e Veriut”, duke riafirmuar lidhjen e tij të veçantë me vendin dhe përkushtimin për paqe dhe bashkëjetesë ndëretnike. (INA)
Pas dekleratave dhe reagimeve të shumta në media ku pretendohej se në një bisedë në grup në ËATS UP ministri
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, ka deklaruar se Venko Filipçe vazhdon të përsërisë çdo ditë se qëndrimi i tij dhe
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Thomas Waitz ka thënë se nuk sheh vullnet politik te qeveria e