AA
VLEN përmes një komunikate thekson se sot Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut ka realizuar 21 punësime të reja, me ç’rast qytetarët shqiptarë po zënë vendin që u takon me dinjitet në një prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit.
“Këto punësime janë rezultat i përkushtimit tonë për ta kthyer administratën shtetërore në pasqyrë reale të përbërjes etnike dhe profesionale të vendit. Për herë të parë, nuk ka më nevojë për ndërmjetës, parapagime apo rekomandime partiake. Ka vetëm një kriter: dinjiteti dhe meritokracia. Faleminderit zëvendësdrejtorit të Doganave, Mustafa Dauti, për angazhimin e palëkundur në realizimin e këtij qëllimi fisnik, duke dëshmuar se aty ku ka vullnet, ka edhe rezultate konkrete”, thekson VLEN. (INA)
Ilir Hasani, nga BDI deklaroi se numri i të punësuarve të shqiptarëve në institucionet shtetërore është dukshëm më i ulët
Çështja e provimit të jurisprudencës ishte një nga temat e diskutuara në emisionin “Debat” në TV Shenja, ku përfaqësuesi i
Përfaqësuesi i VLEN-it, Admir Shabani, duke folur në emisionin “Debat” në TV Shenja, ka deklaruar se Ligji për Përfaqësim të