AA
Kryetari i koalicionit Aleanca për Komb dhe Integrim (AKI), Arben Taravari, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke falënderuar qytetarët dhe votuesit e koalicionit për mbështetjen.
Në një reagim publik, Taravari tha se rezultatet janë të qarta dhe se AKI ka marrë “më shumë vota popullore, por nuk ka fituar kryetarë komunash”.
“Të dashur qytetarë, të dashur votues të koalicionit AKI, dje në raundin e dytë të votimeve morëm një përgjigje të qartë nga rezultatet. Faleminderit të gjithëve! Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët tanë të AKI-t për garën e ndershme dhe dinjitoze që patën,” – shkroi Taravari.
Ai theksoi se përzgjedhja e disa kandidatëve në komuna të caktuara “duhej menduar më mirë”, por nënvizoi se AKI doli fituese në Gostivar dhe Vrapçisht, që sipas tij janë fitore “jo thjesht lokale, por kundër një shteti që mban peng me census”.
Taravari shtoi se këto momente janë të ndryshme për secilin – të gëzuara për fituesit, të vështira për humbësit, por kërkoi që emocionet të lihen anash për të parë realitetin me qartësi.
Në fund, ai u ndal tek pyetja që sipas tij do të përcaktojë gjithçka:
“Me rezultatet e djeshme a fituan shqiptarët?! Edhe për ata që nuk e dinë përgjigjen, koha do ta tregojë fatkeqësisht shumë shpejt.”(INA)
Në ambientet e Filharmonisë në Shkup, u mbajt koncerti i muzikës shpirtërore “Tasavvuf Musikisi”, të bashkëorganizuar nga Shoqata Kulturore dhe
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në
Me rishikimin e ri të buxhetit, shteti do të shpenzojë 179 milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht.