
Ardon Jashari, tani kërkohet edhe nga 3 klubet elitare në Itali
Ardon Jasharit i janë dashur pak muaj te Klub Brizh për të dëshmuar potencialin që ka. Jashari në verën e kaluar u transferua nga Luzerni te klubi belg. Dhe verën e ardhshme mund ta bëj hapin gjigant në karrierë.
“Calciomercato” ka raportuar se për Jasharin tani po interesohen Juventusi, Napoli dhe Atalanta. 22-vjeçari pak javë më parë vazhdoi kontratën me Klub Brizhin, por gjasat që të mbetet në Belgjikë edhe pas verës po zvogëlohen vazhdimisht.
Një top-ligë dhe top-klub duket se është destinacioni i ardhshëm i reprezentuesit të Zvicrës.