Arianit Koci: A duhej tArianit Koci: A duhej të publikoheshin pamjet nga rrahja e 18 vjeҫarit?ë publikoheshin pamjet nga rrahja e 18 vjeҫarit?
Avokati Arianit Koci në një postim të tij në facebook ka pyetur nëse kanë gabuar mediat që kanë publikuar pamjet e krimit në Podujevë.
Ai thotë se vetë është në dilemë nëse duhej publikuar apo jo, mirëpo thotë se rrethi ynë ka nevojë të shokohet dhe të shoh gjithë frytet e degradimit të shoqërisë.
Postimi i plotë:
Kushdo që i ka parë pamjet e rrahjes brutale e të riut në Podujevë, është tronditur.
Me të drejtë!
A kanë gabuar mediat që i kanë publikuar pamjet e krimit brutal?
Jam në dilemë.
Por, një gjë e di, rrethi i ynë ka nevojë të shokohet. Le t’i shohim të gjithë frytet e degradimit të shoqërisë.
Dhuna, rrena, mashtrimi dhe agresiviteti kultivohen çdo ditë dhe në të gjitha poret e jetës. Vetëm përcjellini komentet në portale: sharje, kërcënime, tallje dhe “kungja”. Njejtë është situata edhe në rrjete sociale. Thuaja askush askujt, nuk ia thotë një fjalë të mirë.