Arrigo Saki: Karlo Ançeloti është një enciklopedi e futbollit
Atalanta po përgatitet për finalen e Superkupës së Europës kundër Real Madridit. I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Saki ka shprehur mendimin e tij për Xhian Piero Gasperini, trajneri i bergamaskëve.
“Vitet e fundit, në krye të një skuadre si Atalanta, që nuk ka qenë kurrë ndër më të mëdhenjtë e kampionatit tonë, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme. E admiroj agresivitetin e tij, i cili në mënyrë të pashmangshme përfshin edhe rreziqe. Epo, shpesh, duke luajtur në atë mënyrë, lojtarët e tij e gjejnë veten përballë kundërshtarëve një kundër një. Kjo do të thotë se trajneri ka guxim dhe arrin t’ia transmetojë ta gjitha ekipit. Nëse dikush ka guxim, do të thotë se ka njohuri, sepse vetëm përmes njohurive mund t’i kapërceni vështirësitë”.
Ish-trajneri i Milanit më pas u fokusua te Karlo Ançeloti, ish-lojtari i tij te kuqezinjtë.
“Unë them gjithmonë se Karletto është një enciklopedi e futbollit. Për të ky sport, ky mjedis, kjo botë nuk kanë sekrete. Ai di gjithçka, di si ta shfrytëzojë sa më shumë përvojën e tij të madhe.
Karlo arrin të menaxhojë shumë kampionë të nivelit të lartë dhe gjithmonë merr përgjigje të rëndësishme prej tyre. Shihni se si sulmuesit e Real Madridit kthehen në mbrojtje për të ndihmuar bashkëlojtarët e tyre. Kush mendoni se i bindi ata? Patjetër Ancelotti. Ai e di që fiton kolektivi dhe se individi duhet të vihet në dispozicion të të tjerëve,” tha mes tjerash Saki.