AA
Ministria e Mbrojtjes ka pranuar fluturaket pa pilot të tipit AeroVironment RQ-20 Puma, të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se ky prokurim është realizuar përmes programit Foreign Military Sale (FMS), ndërsa pagesa për sistemin është kryer në vitin 2021.
“Fluturaket Puma janë një kapacitet i domosdoshëm për rritjen e aftësive të FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot. Bashkëpunimi me SHBA-në në mbrojtje po thellohet dhe zgjerohet, duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë sonë dhe në forcimin e interesave të përbashkëta”, u shpreh Maqedonci. (INA)
Më 13 shkurt 2026, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria tre persona nga Gostivari: A.R. (23), Z.A.
Prokuroria e Shkupit njofton se ka nisur procedurë ndaj një 52-vjeçari, i dyshuar për dhunë në familje ndaj partneres së
Porositë e sekretarit amerikan të Shtetit, Marko Rubio nga Konferenca e Munihut e sigurisë janë sinjale të qarta për të