AA
Kandidati për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, gjatë një takimi me qytetarët në konakun e familjes Dolek në Gazi Babë, tha se shqiptarët sot janë më të fortë se kurrë dhe se Çairi ka marrë një rol qendror në zhvillimet politike e ekonomike në vend.
“Pozita shqiptare në shtet është avancuar ndjeshëm: me punësime, investime konkrete, ligjin për përfaqësim adekuat dhe procesin e decentralizimit që qeveritë e kaluara nuk e çuan përpara. Kemi rritur pagat në arsim e shëndetësi, kapitacionet, pensionet dhe kemi avancuar ligjin për medresenë ‘Isa Beu’”, theksoi Mexhiti.
Ai shtoi se investimet e qeverisë nuk janë kufizuar vetëm në komunat që udhëhiqen nga VLEN, por janë shpërndarë në të gjitha komunat shqiptare, pa dallim partie.
Sa i përket Çairit, Mexhiti përmendi disa projekte madhore: ndërtimin e çerdhes më të madhe në vend, renovimin e të gjitha shkollave, nisjen e procedurave për tri shkolla të reja, si dhe projektet infrastrukturore si sheshi “Skënderbe”, transformimi i Çarshisë së Vjetër, parkingjet moderne dhe rrjeti i ujësjellësit, kanalizimit e ndriçimit publik.
“Çairi nuk është më periferi e harruar, por epiqendra ku zhvillohen betejat kryesore politike. Prandaj, duhet të vetëqeveriset dhe të udhëheqë proceset më të rëndësishme në vend”, deklaroi Mexhiti. (INA)
Pas informacionit se dy automjete në pronësi të avokatit nga Shkupi, Asmir Alispahiq, janë djegur, Ministria e Punëve të Brendshme
Bashkimi Demokratik për Integrim sot po proteston kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të 2007 për emërtimin
I pyetur për protestat e sotme në Tetovë, që vijnë pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të