Arsenijeviq ‘përzë’ nga lokali shefin e kabinetit të Atiqit
Visar Syla, shefi i Kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ishte i ulur në një lokal në sheshin e kësaj komune.
Ai në shoqërinë e një burri tjetër po e shijonte një ëmbëlsirë, deri në momentin kur afër tavolinës ku po qëndronin dyshja afrohet politikani serb Aleksandër Arsenijeviq.
Në fillim Syla dhe Arsenijeviq fjalosen me njëri-tjetrin.
Më pas Syla largohet nga vendi në të cilin ishte i ulur, e politikani serb i shkon nga prapa duke fishkëlluar.