AA
Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Strugës, Arsim Dalipi, i cili tashmë ka kaluar në balotazh për zgjedhjet e 2 Nëntorit, ka prezantuar para qytetarëve angazhimin e tij concret për një Strugë moderne, transparente dhe pranë nevojave të qytetarëve.
Dalipi theksoi se ekipi “Bashkë për Strugën” është i përgatitur të fillojë menjëherë punën dhe brenda 100 ditëve të para do të realizojë programin pesëpikësh:
1️⃣ Parking falas deri në ora 10:00 në të gjithë territorin e qytetit për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve.
2️⃣ Ulje 50% e pagesave të licencave për taxi, furgona dhe makina — ndërsa për mjetet elektrike lirimi 100% nga tatimi për licencë.
3️⃣ Subvencionim i lavazheve për sigurimin e ujit teknik dhe mbrojtjen e ujit të pijshëm si burim ekskluzivisht për konsum.
4️⃣ Pajisje me pompa dhe rezervuarë të ndërtesave të vjetra për zgjidhjen e furnizimit me ujë të pijshëm në katet e larta.
5️⃣ Lirim nga pagesat tatimore për familjet dhe rastet në gjendje të rëndë sociale — me rimbursim nga buxheti i Komunës.
“Bashkë për Strugën tonë, bashkë drejt fitores”, deklaroi Dalipi, duke theksuar se më 2 Nëntor qytetarët vendosin për të ardhmen që duan.(INA)
Kryetari i Bashkimit Demikratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka qëndruar për homazhe në Prekaz, ku ka theksuar rëndësinë historike
“Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave nuk është problem privat, por duhet të konsiderohet si sfidë shoqërore që kërkon
Propozim-ligji për arsim të lartë i publikuar nga Ministria e Arsimit e për të cilin së fundi po diskutohet,