AA
Të shtunën është konfirmuar kandidatura e veprimtarit dhe afaristit të njohur shqiptar në Itali, Muharrem Salihu, i cili nga sot hyn zyrtarisht në garë për zgjedhjet rajonale të 23 nëntorit.
Salihu që vepron në Venecia do të garojë në dy Provinca të rëndësishme: Venezia dhe Treviso, ku prej vitesh është angazhuar në mbështetje të komunitetit shqiptar dhe zhvillimit lokal.
“I privilegjuar për besimin dhe i përkushtuar të jem zëri i qytetarëve. Për vite kemi folur me punën dhe angazhimin tonë, ndërsa tani është koha të flasim edhe me votë”, u shpreh ai.
Me mbështetjen e komunitetit, Salihu synon të ndikojë në vendimet kyçe për të ardhmen e rajonit, duke i dhënë zë kërkesave dhe nevojave të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë që jetojnë e punojnë atje.
Le të bëjmë së bashku ndryshimin që dëshirojmë të shohim!”, ka shkruar Salihu.(INA)

Është shuar sot nga jeta në moshën 60 vjeçare publicisti Arsim Zekolli, një nga zërat më kritik të politikës në
Kryeministri Hristijan Mickoski, ka njoftuar se qeveria po përgatit një portofol konsumator për energjinë elektrike, i cili duhet të harmonizohet
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se Komuna e Çairit po nis procedurat për realizimin e një projekti