Arsyeja e çuditshme pse Snoop Dogg refuzon të veshë xhinse të ngushta
AA
Snoop Dogg mund të njihet për stilin e tij të veçantë, por ka një artikull që ai refuzon të veshë, xhinset e ngushta.
Krijuesi i hitit “Drop It Like It’s Hot”, ka një bashkëpunim prej shumë vitesh me stilisten e tij, Talia Coles, e cila i sugjeron veshje të lirshme dhe të gjera.
Dhe tani e dimë pse?
Reperi foli për neverinë e dukshme ndaj xhinseve të ngushta, për mënyrën se si pëlhura e pakëndshme ngjitet në këmbë.
“Unë jam i hollë, kështu do e kisha problem të vishja dhe t’i zhvishja ato, kështu që të lutem, jo”, tha reperi i njohur.
“Ekziston një kufi i caktuar për njerëzit e hollë, nëse e dini se çfarë po nënkuptoj me këtë”, potencoi ai.
“Nuk mund t’i them dikujt të më ndihmoj t’i heqë. Nuk e bëjë këtë”, theksoi Snoop Dogg.
Ai lavdëroi stilisten e tij me të cilën nuk është “përplasur” asnjëherë dhe në mënyrë të përsosur i jep jetë vizionet e tij.


Arsovski paralajmëron: Provimi i jurisprudencës në shqip mund
Analisti politik Petar Arsovski vlerëson se përplasjet brenda koalicionit qeverisës për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe mund të bëhen
Haga e dënon Thaçin me 1 vjet e
Shkalla e parë e Dhomave të Specializuara të Kosovës e ka dënuar me 17 muaj burgim ish-presidentin e Kosovës, Hashim
EVN kërkon punëtorë në Shkup – ja kushtet
Kompania EVN ka shpallur konkurs për punësimin e elektromontuesve në Shkup, ndërsa afati i aplikimit është deri më 23 nëntor