Arsyeja e divorcit? Besi i kërkoi Xhensilës të hiqte dorë nga pasuria
AA
Një nga çiftet më të dashura dhe të përfolura në mediat rozë, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, tashmë i kanë ndarë rrugët e jetës me njëri-tjetrin, me një urë të vetme lidhëse… dy fëmijët.
Ndërsa një ditë më parë Top Channel raportoi se çifti i ishte drejtuar gjykatës me padi divorci pasi sipas tyre nuk po funksiononte më martesa, të tjera detaje mësohen mbi këtë çështje.
Media shqiptare bën me dije se Kallaku dhe Myrtezaj, para se të shkonin në Gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore.
Por në momente të fundit, Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj.
Pas këtij ‘ndryshimi’ në moment të fundit, këngëtarja i është drejtuar gjykatës me një padi për divorc, e po ashtu ka bërë edhe aktori.
Gjykata ua ka kthyer të dyve padinë, Xhensilës për shkak se nuk e kishte firmosur ajo, por kishte autorizuar avokaten e saj, e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Besit.
Dyshja e kanë ridorëzuar padinë, këtë herë të plotësuar sipas kërkesave dhe procedurave, duke pritur një datë për caktimin e seancës.
Mësohet se të dyja këto padi për divorc do të bashkohen tek e njëjta gjyqtare, dhe do të caktohet një datë për të zhvilluar seancën, ku palët do të ngrenë pretendimet e tyre për pasurinë dhe të tjera detaje që rrjedhin pas ndarjes.
Por çfarë është divorci me marrëveshje?
Të gjithë çiftet që i kanë dhënë fund martesës me mirëkuptim mund të divorcohen tek noteri. Ky diskutim ka përfshirë aktorët e drejtësisë dhe ka marrë shkas jo vetëm nga fluksi i dosjeve që presin në gjykata, por edhe nga fakti që shumë çifte paraqiten aktualisht tek noterët për të firmosur akt marrëveshje mbi ndarjen. Me këtë akt marrëveshje që firmoset tek noteri më pas dokumenti dorëzohet në gjykate dhe ajo e miraton.
Salih Murat zgjidhet në dy funksione të reja
Deputeti i Frontit Evropian, Salih Murat, ka njoftuar se është zgjedhur në dy funksione të reja parlamentare, me propozimin e
“Më prit se tani do të vij të
Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Arjeta Roshajt, e dyshuar për
Mickoski zbuloi ministritë që do të marrë VMRO,
Rikonstruimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sonte do të hyjë në fazën përfundimtare, ndërsa sonte do të bëhen publikë