AA
Sot është shënuar një moment historik për përfaqësimin e artistëve shqiptarë në institucionet shtetërore kulturore, pasi Leonora Poloska, bashkëpunëtore muzikore me përvojë të pasur dhe e diplomuar në Fakultetin e Muzikës në Shkup, ka nënshkruar kontratën e saj të punës me Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori i Filharmonisë, Mustafa Imeri, i cili në një postim publik theksoi se ky nuk është thjesht një punësim, por një hap domethënës drejt përfaqësimit të barabartë dhe dinjitoz të artistëve shqiptarë në institucionet kulturore shtetërore. “Vazhdojmë me përkushtim që talenti të mos pengohet as nga etnia, as nga partia, sepse kultura jonë meriton të jetë e pranishme dhe e respektuar në çdo hapësirë të rëndësishme shtetërore”, ka shkruar Imeri.
Një alarm për vendosje bombash në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup ka rezultuar i rremë, njoftojnë nga Ministria e
Sonte rreth orës 19:00 është evakuuar qendra tregtare “City Mall” në Shkup, pasi në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB)
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në sesionin e parë të Anketës Debatuese Kombëtare, të organizuar në kuadër të