AA
Bahri Cani
Shumë spiuna kish pas në Kosovë?
Ky është vërtet një lajm i keq, por lajmi i mirë, e që shkon definitivisht në favor të Policisë së Kosovës dhe shërbimeve të saja, është se ata po zbulohen dhe po kapen nga dita në ditë.
Inspektorati Policor i Kosovës e ka arrestuar togerin B. J. (emrin e di, por nuk e publikoj dot pa e konfirmuar Policia), një serb i Kosovës i dyshuar për spiunazh.
B. J. ka pasur deri tani edhe pozitë udhëheqëse në Polic. Ai dyshohet se ka ndarë informacione konfidenciale të Kosovës me shërbimin sekret të Serbisë, BIA.
Arrestimi është bërë në koordinim mes Prokurorisë Speciale, AKI-së dhe IPK-së.
Njoftohet se togeri i arrestuar është epror i Policisë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”
Së fundi ka pasur jo vetëm arrestime, por edhe procese e dënime në gjykata për spiunim. Rasti i fundit ishte ai i Aleksandar Vlajiq, që u dënua me 5 vjet burgim për spiunazh. Ai vetë e ka pranuar këtë vepër.
Për fund, dua të them dy fjalë të mira edhe për disa gazetarë në Kosovë, që janë duke bërë punë të mira investigative në zbulimin e aferave. Mund t’i shajmë sa të doni, por disa gazetarë janë duke bërë atje punë të mira!
Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar përgjegjësi nga organet e rendit dhe institucionet të cilët dje devijuan rrugën e studentëve
Kroacia ka miratuar një ligj që do t’u lejojë shoferëve profesionistë të marrin viza afatgjata, njofton zv. kryeministri, Aleksandar Nikolloski.
Me një ceremoni solemne në fshatin Razllovc, Komuna e Dellçevës, sot u shënua 150-vjetori i Kryengritjes së Razllovecit. Në ngjarje