Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 ASH krahu i Taravarit refuzon propozim ligjin për arsimin e lartë: Ligji nuk sjell reforma, por është goditje ndaj universiteteve shqiptare
Maqedoni

ASH krahu i Taravarit refuzon propozim ligjin për arsimin e lartë: Ligji nuk sjell reforma, por është goditje ndaj universiteteve shqiptare

April 16, 2026

AA

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, ka reaguar lidhur me propozim-ligjin për arsimin e lartë. Nga ASH krahu i Taravarit, thonë se ligji në fjalë nuk ndërtohet mbi barazi, meritë dhe zhvillim, por mbi padrejtësi, kontroll dhe kalkulim politik. Në vend që t’i zgjidhë problemet reale të arsimit të lartë, ai prek drejtpërdrejt financimin, vendet e punës, doktoratat dhe meritokracinë në universitete.
Gjithashtu nga ASH theksojnë që deputetët e tyre nuk do ta votojnë këtë propozim ligj, duke bërë thirrje që asnjë deputetë shqiptar në Kuvend, të mos votojë ligje që dëmtojnë universitetet shqiptare.

Postimi i plotë nga ASH krahu i Taravarit:

Aleanca për Shqiptarët e refuzon kategorikisht këtë propozim-ligj për arsimin e lartë, sepse ai nuk sjell reformë, por hap rrugë për goditje të reja ndaj universiteteve shqiptare.

Ky propozim-ligj nuk ndërtohet mbi barazi, meritë dhe zhvillim, por mbi padrejtësi, kontroll dhe kalkulim politik. Në vend që t’i zgjidhë problemet reale të arsimit të lartë, ai prek drejtpërdrejt financimin, vendet e punës, doktoratat dhe meritokracinë në universitete.

Së pari, diplomat dhe çdo dokument tjetër universitar duhet të jepen edhe në gjuhën shqipe, në të gjitha universitetet shtetërore dhe private, pa asnjë përjashtim. Ashtu siç jepen të gjitha dokumentet personale edhe në gjuhën shqipe, ashtu duhet të jepen edhe diplomat dhe dokumentet universitare, si e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe me ligj. Kjo duhet të vlejë për çdo institucion, nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, “Goce Dellçev” e kudo tjetër.

Së dyti, rreth 600 të punësuar mbahen me kontrata në Universitetin e Tetovës, që do të thotë se afro 50 për qind e të punësuarve janë me kontrata. Në anën tjetër, në UKM kjo përqindje është rreth 10 për qind. Për UKM ndahen mjete për objekte të reja dhe investime infrastrukturore, UGD fiton fakultet të ri të mjekësisë, ndërsa Universiteti i Tetovës mbetet pa asnjë investim.

Së treti, askush nuk ka të drejtë të pengojë hapjen e studimeve të doktoratës për studentët shqiptarë, aq më tepër kur universitetet shqiptare disponojnë kuadër akademik të rangut ndërkombëtar dhe i plotësojnë kriteret për mentorim dhe zhvillim të ciklit të tretë.

Së katërti, dispozitat kundër nepotizmit duhet të rikthehen siç kanë qenë në ligjin e vitit 2018. Çdo tentativë për ta lënë derën hapur për nepotizëm është e qëllimshme dhe e papranueshme.

Këto kërkesa janë vija jonë e kuqe.

Deputetët e Aleancës për Shqiptarët nuk do ta votojnë këtë propozim-ligj në këtë formë. Ftojmë çdo deputet shqiptar që të mos bëhet pjesë e një ligji që dëmton universitetet tona, cenon të drejtat tona dhe rrezikon të ardhmen akademike të shqiptarëve.

Asnjë dorë shqiptare nuk duhet ta votojë këtë ligj. Mendoni si do t’i shihni në sy studentët, stafin akademik, familjet e tyre dhe gjithë shoqërinë shqiptare pasi ta votoni këtë ligj.

Nëse nuk dini çfarë po votoni, pyetni profesoratin dhe studentët.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka u bisedua?

November 12, 2026
Kosovë

“Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë”, Ambasada britanike kundërshton

November 12, 2026
Maqedoni

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë, busull orientimi

November 12, 2026
Maqedoni

Radev: Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut po thellohen

November 12, 2026
Kosovë

Operacion i suksesshëm në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, mjekët

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5159
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15467
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian

Maqedoni

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë,

Grupi parlamentar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, duke e akuzuar

Maqedoni

Radev: Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut

“Evropa duhet të marrë pjesë në negociatat për Ukrainën, pa të nuk mund të ketë arkitekturë të re sigurie”, u

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.