AA
Aleanca për Shqiptarët ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale duke emëruar drejtuesit e shtabeve zgjedhore në disa nga komunat e Shkupit.
Kryetari i partisë, Arben Taravari, ka emëruar Daim Luçin si shef të shtabit zgjedhor për komunën e Çairit.
“Besojmë se do të udhëheq me përgjegjësi dhe me zemër, që fitorja të jetë e përbashkët”, shkroi Taravari.
Për komunën e Butelit, shef i shtabit zgjedhor është emëruar Fatmir Ismaili.
Aleanca për Shqiptarët pritet të zbardhë në ditët në vijim edhe emrat e tjerë për komunat e mbetura në Shkup dhe më gjerë.
Në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), që po mbahet në Sofje, presidentja e Maqedonisë
Partia opozitare maqedonase LSDM ende nuk e ka vendosur se a do të mbështesë propozim ligjin për përfaqësim të drejtë
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, ka deklaruar gjatë emisionit Impakt në TV Shenja se, qëndrimet e VMRO