AA
Trajneri i Napolit, Antonio Conte, nuk i ka kursyer fjalët e forta pas humbjes në fushën e PSV Eindhoven. Që menjëherë pas fishkëllimës së fundit, tekniku italian ka lëshuar një mesazh të qartë: “Askush të mos tallë Napolin dhe napolitanët.”
Sipas të përditshmes italiane Il Mattino, gjatë takimit me skuadrën të mërkurën, më 22 tetor, Conte ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për sjelljen e disa prej lojtarëve të rinj, duke iu referuar atyre që në Holandë i quajti “nëntë kokat”, një term që nënkuptonte mungesën e përqendrimit dhe reagimet nervoze në fushë pas pasimeve të gabuara.
Megjithatë, pavarësisht kritikave të ashpra, grupi është i bashkuar dhe e gjithë vëmendja është tashmë te sfida ndaj Interit, që mund të peshojë shumë në garën për titullin kampion.
Conte nuk ka ndërmend të bëjë revolucion në formacion. Sistemi 4-1-4-1, që lejon bashkëjetesën në mesfushë të Kevin De Bruyne dhe Scott McTominay, pritet të ruhet edhe në takimin e ardhshëm në “Diego Armando Maradona”. Mund të rikthehet Rasmus Hojlund, ndërsa pjesa tjetër e formacionit do të mbetet pothuajse e pandryshuar.
Mesazhi i Contes është i prerë: të gjithë duhet të rreshtohen pas tij dhe të luftojnë me shpirt për fanellën. Në Napoli, asnjë devijim nga urdhri i “gjeneralit” nuk tolerohet, sidomos tani, me Interin në horizont dhe Scudetton në lojë.
Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, në emisionin “Impakt” në TV SHENJA, duke folur për takimin që kanë patur me ministrin
Përfaqësuesi i Lëvizjes “Arbëria”, Bekim Fazliu, ka akuzuar BDI-në për qëndrimin e saj lidhur me zgjidhjen e propozuar për mbajtjen
Propozim-ligji me të cilin duhet të rregullohen struktura dhe funksionimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut do të duhet