Asllani, mbetet pjesë e rëndësishme e projektit të Interit
Sipas raportimeve të mediave pranë klubit tw Interit, drejtuesit e kwsaj skuadre, nuk kanë ndërmend të lejojnë largimin e Kristijan Asllanit këtë verë, dhe kjo mund të ndodhë vetëm në rast të një oferte tepër të lartë, teksa u përfol shifra prej 35 milionë eurosh, por duket se as kaq nuk është e mjaftueshme.
Trajneri Simone Inzagi vazhdon të besojë më shumë te mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu, veçse 30-vjeçarit vazhdojnë t’i shtohen vitet mbi supe dhe strategu i kampionëve e di se “veterani” do të ketë nevojë të pushojë, e mund të ketë dëmtime e pezullime, dhe mesfushori shqiptar cilësohet si zëvendësuesi i tij më i denjë.
Duke qenë 22 vjeç, besohet se Kristjan Asllani do të ketë më shumë minuta tek Interi, edhe sepse ka përvojë më të madhe se më parë, pra e thënë ndryshe shqiptari mbetet pjesë e rëndësishme e projektit.