AA
Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është ndaluar një 58-vjeçar nga Struga, i cili me një veturë “Audi” me targa të Zvicrës, qarkullonte me 176 km/h, në magjistralen Gostivar-Tetovë, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h.
“Më 29.07.2025, në orën 08:45, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë e kanë privuar nga liria M.T. (58) nga fshati Tatesh i Epërm, rajoni i Strugës, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar me veturë të tipit “Audi” me targa zvicerane në rrugën magjistrale Gostivar – Tetovë, pranë nyjës rrugore në Kamenjan. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 176 kilometra në orë në vendin ku me shenjë është e kufizuar në 80 kilometra në orë”, thonë nga MPB.
Situata me furnizimin dhe çmimet e derivateve të naftës në vend ka nxjerrë në pah, sipas Bashkimit Demokratik për Integrim,
Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të ditur sot se do të takohet me përfaqësues të zinxhirëve të supermarketeve, për të
Komuna e Koçanit ka shpallur programin për shënimin e përvjetorit të parë të tragjedisë që ndodhi në diskotekën “Puls”. Përmbajtjet