Azizi: Derisa ju i këndoni “hasmit” qytetarët nuk kanë harruar se si u pasuruat me Soravinë dhe tenderët e Eurovisë
Adnan Azizi nga Lëvizja BESA përmes një statusi në rrjetin social facebook ka akuzuar BDI-në, se hasmi më i madh i shqiptarëve janë pikërisht kjo parti në krye me Ali Ahmetin, ai mes tjerash thotë se edhe pak ju ka mbet, përcjellë Zyrtare.net.
”Hasmi më i madh i shqiptarëve për momentin janë krimi, korrupsioni për të cilin SHBA flet hapur dhe fut funksionar të pushtetit në Listën e Zezë!
Hasmi më i madh i shqiptarëve në Maqedoni janë Kazinotë, lojrat e kumarit, rritja e pagave të funksionarëve, varfërimi i qytetatëve dhe ikja e rinisë!
Shqiptarët po vuajnë për kafshatën e gojës, nuk arrin ti paguajn faturat rrymës, nuk kanë para për studimet e femijëve, a nxënësit nuk kanë libra. Rinia ik në kurbet se as për një aheng të vogël nuk kanë para, e ju bëni qejfe për çdo ditë bashkë me familjarët tuaj, me këngëtarë që flasin me mijëra € për të ardhur në argëtim privat!
Derisa ju i këndoni “hasmit” qytetarët nuk kanë harruar se si u pasuriat me Soravinë dhe tenderët e Eurovisë e të tjera, kompanit e prodhimit rrymes elektrike, fishekzjarret! O ngreni frenat o burra se u mbuloj zullumi dhe turpi në çdo aspekt, deri në at masë sa nuk u skuqet fytyra për asgjë. Po përgjigjen e gjith kësaj do e merrni shum shpejt. Edhe pak u ka mbet! – shkruan Adnan Azizi. /Zyrtare.net