AA
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bajram Rexhepi, ka reaguar ashpër ndaj refuzimit të propozim-amendamenteve të Frontit Europian nga koalicioni qeverisës VLEN-VMRO, të cilat parashikonin investime thelbësore për qytetin e Tetovës.
Sipas Rexhepit, janë refuzuar gjithsej 920 milionë denarë, që do të shkonin për tre projekte madhore: ndërtimi i Stadiumit të Qytetit, teleferiku drejt Kodrës së Diellit dhe restaurimi i Kalasë dhe Kompleksit Arabati Baba Teqe.
“Ky nuk është një veprim politik, por një goditje e drejtpërdrejtë ndaj së ardhmes së qytetit tonë. Refuzimi i këtyre projekteve dëmton sportin, turizmin, kulturën dhe ekonominë lokale”, deklaroi Rexhepi.
Ai theksoi se Tetova ka nevojë për zhvillim të barabartë dhe përfaqësues me integritet, që punojnë për qytetarët dhe jo për interesa të ngushta partiake.
“Ne nuk kemi më kohë për premtime boshe. Tetova meriton më shumë – zgjidhje konkrete dhe vizion të qartë për të ardhmen”, përfundoi Rexhepi.
BDI – Dega Çair ka reaguar pas përdhosjes së muraleve në Çair, ku paraqiten figura dhe simbole të lidhura me
Të shtëna me armë automatike janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tetovë, ku një person
Reagimet e forta në opinion, vunë në lëvizje institucionet. Tabela në pikën kufitare në Tabanocë e cila ishte në tre