AA
Futbollisti Enis Bardhi është në rrugën e duhur për të zgjidhur të gjitha dilemat rreth të ardhmes së tij dhe për të nënshkruar kontratë me një klub të ri pas largimit nga Bodrumspor.
Klubet nga Spanja dhe Italia ishin të interesuara për shërbimet e kapitenit të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, por informacionet e fundit bëjnë të ditur se Bardhi do të qëndrojë në Turqi dhe pritet të veshë fanellën e Konyasporit.
Ky klub ka kohë që negocion me futbollistin shqiptar, ku raportohet se janë shumë afër marrëveshjes.
Mediat turke njoftojnë se Bardhi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Konyasporin, dhe paga e tij në klubin e ri do të jetë 500,000 euro në sezon.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot e përsëriti qëndrimin e tij për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend
Maqedonia e Veriut po merr rëndësi të veçantë gjeostrategjike për shkak të pozitës së saj në kryqëzimin e dy korridoreve
Me rastin e 29 Tetorit – Ditës Botërore të Goditjes në Tru, Klinika e Neurologjisë organizon kontrolle dhe matje parandaluese