Bastisje në Llomnicë të Gostivarit, kapen armë dhe municion, arrestohen babë e bir
Sot (01.02.2024), Njësia për Krimet e Rënda dhe Krimet Kundër Trashëgimisë Kulturore pranë Departamentit për Luftën e Krimit të Organizuar dhe të Rënda, me urdhër të gjykatës, ka kontrolluar shtëpinë dhe ambientet e tjera të E.F. (23) nga fshati Llomnicë-Gostivarit për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale të kryer nga neni 396 i Kodit Penal. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj personit S.F. (babai i E.F.) janë gjetur pushkë automatike, katër korniza automatiku, 231 fishekë automatiku dhe
20 gëzhoja pushkë gjahu.
Personat janë privuar nga liria dhe janë dërguar në Stacionin Policor Gostivar, është bërë intervistë zyrtare në të cilën S.F. ka sqaruar se armët dhe municionet e gjetura janë të tija dhe pas ekspertizës, në konsultim me prokurorin publik nga PTHP Gostivar, pas procedurës së shpejtë do të bëhet kallëzim penal.