Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Durmishi: “Prioritetet kryesore të institucionit kanë qenë krijimi i vendeve të punës”
Maqedoni

Durmishi: “Prioritetet kryesore të institucionit kanë qenë krijimi i vendeve të punës”

June 30, 2026

AA

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot në një konferencë për media ka prezantuar rezultatet e dy viteve të punës së Ministrisë, duke theksuar se prioritetet kryesore të institucionit kanë qenë krijimi i vendeve të punës, përmirësimi i klimës afariste dhe tërheqja e investimeve të reja.

BESAR DURMISHI-MINISTRI I EKONOMISË DHE PUNËS

“Ministria e përqëndroj punën e saj në pesë prioritete strategjike, ulje të papunësisë, mbështetje të investimeve, zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zbatim të agjendës reformuese dhe digjitalizim të shërbimeve. Një nga përgjegjësit tona më të mëdha në dy vitet e fundit ka qenë mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve, punuam në një kohë kur ekonomia botërore ende po e ndjen efektet e krizave globale, ndërprejen e zingjirëve të furnizimit dhe tensionet gjeopolitike”.

Sipas ministrit Durmishi, vetëm gjatë vitit 2025 janë siguruar më shumë se 2,5 miliardë denarë për masat aktive të punësimit, ndërsa për vitin 2026 janë planifikuar 2,41 miliardë denarë të tjerë për mbështetjen e mbi 10 mijë qytetarëve përmes programeve të vetëpunësimit, stazhit, rikualifikimit dhe punësimit të subvencionuar.

BESAR DURMISHI-MINISTRI I EKONOMISË DHE PUNËS

“Tash statistike me veti nuk kam për arsye se kom ardhë të japë llogari para mediave, para qytetarëve për punë të cilën e kemi bërë për dy vite dhe normalisht që për çdo institucion domethënë për këto dy vite ka pasur punësime të cilat janë realizuar në bazë të mëritës dhe në bazë të pregaditjes të cilën e kanë pasur kandidatët të cilët kanë aplikuar nëpër ata vende pune”.

Durimishi në fund të konferencës theksoi se reformat do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me fokus në rritjen e investimeve, forcimin e kompanive vendore dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg,

November 24, 2026
Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk janë pronë

November 24, 2026
Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të

November 24, 2026
Maqedoni

U morën në pyetje vetëm dy nga shtatë dëshmitarët e

November 24, 2026
Maqedoni

Autostradat pa pikapagesë – do të paguhet sipas kilometrave të

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5249
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15635
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti,

Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk

I nderuar z. Ali Ahmeti, Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për

Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e

Studentët do të kenë një aplikacion në telefonat e tyre celularë, të cilin do ta përpunojë Qeveria, përmes të cilit

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.