Bastisje: Policia zbulon 197 parfume të markave të njohura në një banesë!
Një 31-vjeçar nga Koçani është arrestuar pasi policia, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, ka zbuluar 197 parfume të markave të njohura, si dhe sasi të konsiderueshme produktesh kozmetike pa dokumentacion përkatës.
Sipas MPB-së, bastisja është kryer me urdhër gjykate, ndërsa ekzistojnë dyshime për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim të paautorizuar të markave tregtare.
I dyshuari është arrestuar më 18 nëntor, në orën 17:25. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë pritet të parashtrohet kallëzim përkatës.