AA
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se inteligjenca artificiale lufton burokracinë, pasi është e aksesueshme gjatë gjithë kohës.
Rama më tej deklaroi se inteligjenca artificiale garanton ndarjen e drejtë të granteve.
“Është një platformë e cila do të aksesojë të gjitha Startup-et që do të marrin grante përmes inteligjencës artificiale. Pra të gjithë aplikuesit do të shohin nëse janë fitues dhe arsyet pse nuk kanë fituar dhe cilat janë arsyet pse kanë fituar të tjerët.
Pra është një proces që lufton burokracitë. Pra fillimi i burokracisë është që thotë jo, hajde nesër. Por kjo nuk të thotë jo, pasi nuk ka kohë, nuk ka pushim dreke dhe është e aksesueshme në të gjithë kohën”.
Ndërsa po ashtu kryeministri bëri disa batuta me William Brander, drejtues i Programit të Zhvillimit dhe drejtues i Sektorit të Strategjisë dhe Organizimit të Programit Ekzekutiv, ku tha se shqiptarët janë homosapiencët e parë.
“Sepse ne ishim të parët, pastaj ishin amerikanët. Ishim ne, ishin majmunët, pastaj erdhën grekët dhe më pas amerikanët, ne ishim homosapiecnët e parë në tokë”, tha Rama.
Gjithashtu Rama tha se ka kërkesa të shumta për të folur me ministren Diella.
“Kjo ministre që kam emëruar tani është në qendër të vëmendjes golbale. Të gjithë duan të flasin me atë”, deklaroi kryeministri.
Këshilltarët e koalicionit VLEN në Këshillin e Qytetit të Shkupit njoftuan se kanë nisur procedurat për realizimin e projektit për
Në periudhën nga 1 deri më 10 mars 2026, gjatë kontrolleve të rregullta rrugore të realizuara nga nëpunësit policorë në
Komisioni për Mbrojtje sot e mbajti mbledhjen e 35-të në të cilën diskutoi për tri pikat e rendit të ditës