AA
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe alarmon opinionin publik se Maqedonia e Veriut po përballet me një ofensivë të hapur të projektit famëkeq të “Botës Serbe”. Ky projekt po manifestohet gjithnjë e më shpesh në mënyrë zyrtare, me praninë dhe, fatkeqësisht, me bekimin e përfaqësuesve shtetërorë të vendit tonë.
Pas festimeve në Manastir, ku delegacioni i lartë i Serbisë, bashkë me ministra dhe zyrtarë të Qeverisë sonë, nën petkun e “Frontit të Selanikut” kremtuan pushtimin serb të territoreve tona, më 7 shtator 2025 në Kajmakçalan dëgjuam edhe një deklaratë skandaloze të ministrit serb të Mbrojtjes, Bratislav Gashiç, i cili foli për “rrugën e lirisë” dhe “kthimin në atdhe” të ushtrisë serbe në tokën e Maqedonisë.
Pjesëmarrja e institucioneve tona në këto skenarë është jo vetëm provokim i rëndë historik dhe politik, por edhe përpjekje për të relativizuar sovranitetin e shtetit tonë, duke e paraqitur Maqedoninë e Veriut si “Republika e tretë serbe”.
Kjo është e papranueshme. Është kërcënim direkt ndaj identitetit, stabilitetit shtetëror dhe orientimit euroatlantik të vendit.
BDI thekson qartë: projekti i “Botës Serbe” është armiqësor për Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja e Ohrit, kohezioni multietnik dhe rruga jonë e pakthyeshme drejt Bashkimit Evropian janë garancia jonë e vetme për një të ardhme të sigurt. Çdo tentativë për t’i minuar këto vlera do të hasë në kundërshtimin tonë të vendosur, pa kompromis.
Maqedonia e Veriut nuk është, dhe kurrë nuk do të bëhet “Republika e tretë serbe”!
“Nëse keni konflikte mes vete, zgjidhini në zyrat tuaja. Ne nuk kemi faj për vonesat tuaja, nuk kemi faj për
Pasi temperaturat gjatë kësaj peridhe të verës janë ngritur mbi 30 gradë, e me çka pritet në muajin në vijim
Në ambientet e Filharmonisë në Shkup, u mbajt koncerti i muzikës shpirtërore “Tasavvuf Musikisi”, të bashkëorganizuar nga Shoqata Kulturore dhe