AA
Për herë të parë përfshihet drejpërdrejt në konflikt me dronat ruse edhe Polonia: ajo ka shkatërruar për herë të parë dronë rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore.
Hapësira e Polonisë është shkelur gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës, njoftoi komanda ushtarake polake. Ushtria raportoi për fluturimin mbi territorin polak të më shumë se një duzinë dronësh. Disa prej tyre u rrëzuan.
“Ky si një akt agresioni përbënte një kërcënim real për sigurinë e popullsisë”, u tha në një deklaratë nga Komanda e Lartë e Forcave të Armatosura.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, shkroi në rrjetet sociale se ishte në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqjen e ushtrisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Presidentin. Ai thirri një seancë të jashtëzakonshme qeveritare.
Polonia është anëtare e NATO-s. Edhe Presidenti amerikan Trump ka deklaruar së fundi se SHBA do ta ndihmojë Poloninë në rast nevoje.
Sipas Autoritetit Federal të Aviacionit të SHBA-së (FAA), katër aeroporte u mbyllën përkohësisht, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Varshavës.
Një pjesë e hapësirës ajrore mbi Poloni ishte mbyllur për shkak të aktiviteteve ushtarake, u tha.
Polonia shërben edhe si një qendër logjistike qendrore për ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën.
Bahri Cani
Ramush Haradinaj, ka nderuar mjeshtrin e karatesë, Enver Idrizi, me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, në shenjë
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari sot ka zhvilluar takim me Nicole Varnes, ushtruese e detyrës ambasadore e SHBA-së në vend,
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha se nëse vjen në pushtet do të garantojë që