Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 BDI dhe ASH bashkojnë shtabet në Gostivar: Zgjedhjet e tetorit, referendum për shqiptarët
Maqedoni

BDI dhe ASH bashkojnë shtabet në Gostivar: Zgjedhjet e tetorit, referendum për shqiptarët

September 4, 2025

AA

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, në Gostivar u mbajt takimi i parë i përbashkët i shtabeve komunale të partive politike që janë pjesë e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) – Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët, transmeton Flaka

Në takim morën pjesë kandidati i përbashkët për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani, bartësi i listës për Këshilltarë Komunal, z. Valdet Xhaferi, si dhe dy shefat e shtabeve komunale, z. Nexhati Jakupi dhe z. Isak Lazami.

Diskutimet u përqendruan në harmonizimin e agjendës dhe organizimin e aktiviteteve të fushatës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes strukturave lokale të dy subjekteve kryesore politike në Gostivar.

“Ky është një hap i madh drejt fitores së madhe. Gostivari ka nevojë për bashkim dhe vizion të qartë. Zgjedhjet e tetorit janë një referendum për shqiptarët,” – u shpreh kandidati për kryetar komune, Valbon Limani.

Nga ana e tij, bartësi i listës për këshilltarë, Valdet Xhaferi, theksoi se “Bashkimi i forcave në këtë fushatë është garanci për fitore dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve të Gostivarit.”

Shefat e shtabeve, Nexhati Jakupi dhe Isak Lazami, vlerësuan atmosferën pozitive dhe vëllazërore të takimit, duke nënvizuar se koordinimi mes dy strukturave do të zhvillohet në mënyrën më të mirë.

Mesazhi kryesor i takimit ishte i qartë:
“Bashkë për Gostivarin – Bashkë për fitore!”

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe në gjuhën

November 25, 2026
Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani:

November 25, 2026
Maqedoni

Shkaku emigrimit Maqedonia ka “humbur” 5.431 nxënës filloristë !?

November 25, 2026
Kosovë

LAJM I KEQ: Shtrenjtohen produktet e importuara në Kosovë

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5255
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15650
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe

Një tjetër mundësi për përdorimin e gjuhës shqipe në fushën profesionale dhe institucionale është bërë realitet në Maqedoninë e Veriut.

Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastit edhe pas aktiviteteve që shënuan 22

Maqedoni

Shkaku emigrimit Maqedonia ka “humbur” 5.431 nxënës filloristë

Gjatë pesë viteve të fundit, arsimi fillor në Maqedoninë e Veriut ka humbur 5,431 nxënës dhe janë mbyllur 30 shkolla,

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.