BDI kandidon Arkin Jahijin për kryetar të Bërvenicës
Bashkimi Demokratik për Integrim ka zyrtarizuar Arkin Jahijin si kandidat të partisë për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Nga BDI-ja thonë se kandidatura e Jahijit synon të sjellë një qasje të re në drejtimin e komunës, me fokus te zhvillimi, investimet dhe shërbimet për qytetarët.
“Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Bërvenicës do të garojë me kandidatin Arkin Jahiji, një kandidaturë që përfaqëson përgjegjësi, unitet dhe vizion për zhvillimin e komunës.
Me Arkinin synojmë një Bërvenicë më të zhvilluar, më dinjitoze, me administratë në shërbim të qytetarëve, investime konkrete dhe mundësi të barabarta për çdo vendbanim dhe çdo qytetarë. Bashkë, me mbështetjen e qytetarëve, do të punojmë për një të ardhme më të mirë për Bërvenicën.
Besojmë se Bërvenica ka potencial të madh dhe meriton një udhëheqje që njeh nevojat e qytetarëve dhe punon çdo ditë për zgjidhjen e tyre.
Arkin Jahiji do të jetë zëri i çdo qytetari dhe partner i secilit që dëshiron të kontribuojë për zhvillimin dhe mirëqenien e komunës”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
