Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 BDI: Kultura shqiptare nën majorizim institucional
Maqedoni

BDI: Kultura shqiptare nën majorizim institucional

February 2, 2026

AA

BDI në një kumtesë për media thotë se “të dhënat zyrtare për ndarjen e mjeteve publike për kulturën dëshmojnë një model të konsoliduar majorizimi institucional ndaj kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut”.

Nga BDI thonë se “në dramë, folklor dhe botime, kultura shqiptare trajtohet si prani dytësore”.

“Këta sektorë që prodhojnë narrativë, memorie dhe identitet kulturor administrohen sipas një hierarkie të njëanshme, ku kultura maqedone ruan dominimin strukturor, ndërsa ajo shqiptare mbetet sistematikisht në periferi. Pabarazia bëhet e matshme në sektorët e tjerë strategjikë. Në muzikë, projektet shqiptare përfitojnë 2,518,000 denarë, ndërsa projektet maqedone 19,600,000 denarë, që përkthehet në vetëm 12% të mjeteve për shqiptarët. Këto mjete të kufizuara janë shpërndarë kryesisht përmes mekanizmave partiakë dhe klientelistë, duke e zhveshur financimin nga kriteret profesionale”.

“Në artet vizuele, shqiptarët marrin 774,000 denarë, kundrejt 12,019,880 denarë për projektet maqedone, pra më pak se 6% të buxhetit – një përjashtim pothuajse total nga fusha e prezantimit bashkëkohor kulturor. Në projektet ndërkombëtare, kultura shqiptare përfshihet në mënyrë simbolike: 3,758,000 denarë për projekte shqiptare kundrejt 51,050,854 denarë për projekte maqedone, ose më pak se 7%. Në qendrat kulturore shtetërore në Nju Jork, Stamboll, Zagreb, Paris, Sofje dhe Tiranë, shqiptarët përfaqësohen me rreth 10 projekte, ndërsa kultura maqedone me mbi 100 projekte”.

“Në festivalet dhe manifestimet, projektet shqiptare marrin 13,098,000 denarë, ndërsa ato maqedone 73,288,300 denarë, duke e mbajtur kulturën shqiptare në rreth 15% të mjeteve. Veçanërisht problematike është gjendja në sektorin e investimeve kulturore, ku institucionet shqiptare përballen me ndarje mizerabile, sporadike dhe pa peshë strukturore, duke mbetur jashtë projekteve kapitale dhe zhvillimit afatgjatë.

“Së fundi, duhet theksuar edhe një dimension i qëllimshëm i mungesës së transparencës: mjetet katastrofale që u ndahen institucioneve kulturore shqiptare për realizimin e programeve vjetore mbahen të fshehura dhe nuk publikohen nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Kjo praktikë jo vetëm që pamundëson kontrollin publik, por shërben për të maskuar nënfinancimin ekstrem dhe për të shmangur përgjegjësinë institucionale. Në total, nga 220,988,534 denarë të ndarë për kulturë, 30,436,000 denarë u janë ndarë projekteve shqiptare (13.8%), ndërsa 190,552,534 denarë projekteve maqedone (86.2%)”, thonë nga BDI.

Më tej thonë se “këto shifra nuk janë gabim administrativ, por dëshmi e një sistemi të qëndrueshëm majorizimi, segregimi dhe mungese transparence, ku kultura shqiptare tolerohet si prani, por mohohet si subjekt i barabartë kulturor dhe institucional”.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu

November 17, 2026
Kosovë

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për

November 16, 2026
Kosovë

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata e Thaçit

November 16, 2026
Maqedoni

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga

November 16, 2026
Kosovë

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA

November 16, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5189
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15511
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë shembull pozitiv duke dhuruar tokën e tij 3.200 katrorë, që e

Maqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen mesatarisht për 2,43 për qind, sipas

Maqedoni

Koçoska: Buxheti i vitit 2027 më i vështiri,

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka paralajmëruar se gjatë vitit 2027 shteti duhet të shlyejë 124,6 miliardë denarë borxhe, rreth

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.