Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 BDI: Pas Fillkovit edhe Janevska shkel gjuhën shqipe, ndërsa VLEN struket dhe hesht sërish
Maqedoni

BDI: Pas Fillkovit edhe Janevska shkel gjuhën shqipe, ndërsa VLEN struket dhe hesht sërish

February 26, 2026

AA

Nga BDI në një komunikatë për media, kanë deklaruar se dje në Universitetin e Tetovës, ministrja Vesna Janevska zgjodhi që, përveç debatit për Ligjin e ri për Arsim të Lartë, të hapë edhe një debat të panevojshëm mbi statusin e gjuhës shqipe, duke e relativizuar dhe nënçmuar atë publikisht.
“Deklarata se “Maqedonia ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin komunitetet”, si dhe kërkesa që gazetarët të përkthejnë për të, përbëjnë jo vetëm mungesë respekti ndaj shqipes, por edhe shpërfillje të realitetit kushtetues dhe ligjor që garanton përdorimin zyrtar të saj.
Pas ministrit Fillkov, që po tenton të përjashtojë shqipen nga jurisprudenca dhe praktikat institucionale, tani edhe Janevska po ndjek të njëjtën vijë, atë të minimizimit dhe anashkalimit të gjuhës shqipe në hapësirat publike dhe institucionale, para syve të opinionit.
BDI rikujton se gjuha shqipe nuk është “gjuhë komuniteti”, por gjuhë zyrtare e garantuar me Kushtetutë dhe me ligj. Ajo nuk është çështje dëshire personale të një ministri apo ministreje, por detyrim institucional.
Ndërkohë, VLEN, që u vetëshpall si mbrojtëse e interesave shqiptare, sot hesht. Shtabi i tyre i krizës, i ngritur këto ditë për propagandë ditore, le të mblidhet e të diskutojë për Fillkovin dhe Janevskën. Le të thotë një fjalë të vetme në mbrojtje të gjuhës shqipe, nëse guxojnë.
Heshtja nuk është vetëm pafuqi, është edhe bashkëfajësi”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima Mundi” kërkon

November 23, 2026
Maqedoni

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari

November 23, 2026
Maqedoni

Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës

November 23, 2026
Maqedoni

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri,

November 23, 2026
Maqedoni

LSDM: Blerja e kompanisë së sigurimeve nga Macura u miratua

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15608
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Agjencia

Maqedoni

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në

Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin për transformimin e sistemit të drejtësisë. Kodi i ri Penal dhe

Maqedoni

Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës

Nga sonte në mesnatë në Maqedoninë e Veriut sërish ulen çmimet e benzinave dhe të naftës (dizelit). Komisioni Rregullator për

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.