Bebe Rexha sprovon veten edhe si DJ në një ndejë private në Los Angeles
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka treguar një anë të re të talentit të saj artistik, duke u sprovuar për herë të parë si DJ.
Artistja e njohur ka ndarë disa fotografi në Instagram, ku shihet duke miksuar muzikë dhe duke lëshuar këngë në një ndejë të organizuar në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Në imazhet e publikuara, Bebe duket e përqendruar teksa eksperimenton me pajisjet e DJ-it, duke krijuar atmosferë energjike për të pranishmit.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
“Hobi i ri,” ka shkruar Rexha në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke lënë të kuptohet se kjo përvojë e re muzikore e ka entuziazmuar.
Përveç aventurës së saj të re në botën e miksimit të muzikës, Bebe Rexha është duke punuar intensivisht në studio, me qëllim që së shpejti të publikojë albumin e saj të katërt.

Foto: Bebe Rexha/Instagram
Ajo ka premtuar surpriza të mëdha për fansat e saj, të cilët mezi presin projektin e saj të radhës.
Mbetet për t’u parë nëse ky “hobi i ri” do të shndërrohet në një pjesë të rëndësishme të karrierës së saj apo thjesht një pasion i momentit.
View this post on Instagram
Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje
Ismet Kryeziu nga KDI, ka shkruar në lidhje me tri palë zgjedhjet e fundit që ka thënë se kanë dëshmuar
Arrestohet nëna e 16-vjeçarit në Prizren, dyshohet për
Një konflikt familjar në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar me një viktimë dhe disa të arrestuar, mes tyre edhe
“Rama manipulon”/Sokol Havolli përmes Dimal Bashës godet ish-shefin,
Ish-drejtori në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka shpërndarë një postim të ministrit në detyrë të Vetëvendosjes, Dimal Basha, i