Bëhen 10 vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA
3 maji i vitit 2016 është një nga datat më historike të Kosovës.
Me 28 vota për, dhe 24 kundër ishin të mjaftueshme për ta bërë Kosovën anëtare me të drejta të plota.
Nuk vonoi shumë dhe pas 10 ditësh, Kosova ishte bërë edhe anëtarja më e re e FIFA-së, ku atë vit gëzoi të drejtën që të merrte pjesë për herë të parë në kualifikueset e Botërorit të vitit 2018.