(VIDEO) Maqedonia e Veriut “në rënie të lirë” për lirinë e shtypit
Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2026. Në raportin e publikuar nga Reporterët pa kufinj, vendi gjendet në pozitën 45-të në botë, duke vazhduar trendin negativ nga vitet e fundit.
Një vit më parë, në 2025, Maqedonia e Veriut ishte në vendin e 42-të me rreth 70 pikë, ndërsa në 2024 mbante pozitën e 36-të. Kjo tregon një rënie të vazhdueshme në renditje dhe një përkeqësim të perceptimit për lirinë e mediave në vend.
Më 3 maj, kur edhe shënohet dita botërore e lirisë së mediave, nga Bashkimi Europian thonë se mediat e lira dhe të pavarura janë themeli i çdo shoqërie demokratike dhe se gazetarët duhet të mbrohen në të gjitha rrethanat.
BASHKIMI EUROPIAN
“Qeveritë duhet të krijojnë një kuadër të fortë ligjor për të mbrojtur gazetarët nga abuzimi me proceset gjyqësore. Kufizimi i rrjeteve të korrespondentëve të huaj sot lë vetëm më shumë hapësirë për përhapjen e informacionit të rrezikshëm dhe të paverifikuar. Në të njëjtën kohë, kanalet individuale që paraqiten si media përhapin lajme të rreme dhe përcjellin pikëpamjet e autoriteteve, në vend që t’i mbajnë ato përgjegjëse. Si rezultat, qytetarët janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj propagandës dhe dezinformimit që maskohet si lajm”
Sipas raportit të Reporterëve pa Кufinj, faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë rënie përfshijnë presionet politike ndaj mediave, dezinformimin, si dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen gazetarët dhe redaksitë.
Mevludin Imeri /SHENJA/