Benaser huazohet te Atletiko, Rabio kalon te Milani?
Nëse Atletiko Madrid imerr Ismael Benacerin në formë të huazimit, atëherë Milani mund të nënshkruajë Adrien Rabiot si lojtarë lirë. Kjo po ndez një hov të fundit lëvizjesh dhe ka mjaft objektiva të përbashkëta në tregun italian.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, Atletiko Madrid ka kërkuar të marrë Benaserin në huazim me një opsion blerjeje në fund të sezonit 2024/25. Nëse pranohet dhe do të kërkonte njëfarë pagese, atëherë Calciomercato.com beson se Milani mund t’i drejtohet lojtarit të lirë Rabiot, kontrata e të cilit me Juventusin skadoi më 30 qershor.
Objektivi i tyre i parë ishte Manu Kone i Borusia Mynshengladbach, por burime të shumta duke përfshirë “Sky Sport Italia” dhe “Sportitalia” këmbëngulin se ai është në prag të bashkimit me Romën.