Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Beqarë apo të martuar? Studimi: Ja kush janë më të rrezikuar nga depresioni
Shqipëri

Beqarë apo të martuar? Studimi: Ja kush janë më të rrezikuar nga depresioni

November 12, 2024

AA

Shëndeti mendor është një temë me shqetësim madhor, i cili çdo ditë e më shumë vjen në rritje për shoqërinë, teksa miliona njerëz në botë identifikohen me depression.

Sipas hulumtimeve të fundit, statusi martesor luan një rol të rëndësishëm në mundësitë e zhvillimit të simptomave depressive.

Ekspertët pohojnë se njerëzit që nuk janë të martuar kanë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma të tilla, me një vlerë shqetësuese prej 80%, po të krahasohen me individët e martuar.

Studimi u krye nga studiues në Universitetin Politeknik të Macau, të cilët analizuan të dhënat nga më shumë se 100,000 pjesëmarrës nga 7 vende. Pjesëmarrësit u ndoqën për rreth 18 vite, me studiues që dokumentuan marrëdhënien midis statusit martesor dhe shfaqjes së simptomave depresive.

Shanset në rritje u hodhën në 99% për të divorcuarit dhe të ndarë, ndërsa të vejat përballeshin me një rrezik 64% më të lartë. Është interesante se pjesëmarrësit beqarë në vendet perëndimore, si në Mbretërinë e Bashkuar, përballeshin me një rrezik më të lartë të depresionit në krahasim me pjesëmarrësit beqarë në vendet lindore. Burrat dhe njerëzit me nivel të lartë arsimor që nuk ishin të martuar ishin më të prirur ndaj depresionit.

Në një përpjekje për të interpretuar këto gjetje, studiuesit argumentuan se njerëzit e martuar ka të ngjarë të gëzojnë mbështetje më të mirë sociale dhe financiare, gjë që shpjegon pjesërisht shkallët më të ulëta të depresionit të parë në këtë grup. Të jetosh me një partner shpesh krijon një mjedis mbështetës, me bashkëshortët që ndihmojnë në forcimin e shëndetit mendor të njëri-tjetrit.

Sipas studimit, “martesa ofron bazën për një situatë më të qëndrueshme financiare dhe shoqërim të përditshëm, elementë që mund të parandalojnë zhvillimin e simptomave të depresionit ” . Një mjedis mbështetës gjithashtu mund t’i ndihmojë njerëzit të përballojnë më mirë stresin dhe vështirësitë e jetës së përditshme, duke reduktuar kështu gjasat për depresion.

Megjithatë, ky hulumtim nuk mbështet se martesa është “kura” e fundit për depresionin, por në disa raste ajo ofron një mbështetje sociale dhe financiare që mund të veprojë në mënyrë mbrojtëse për shëndetin mendor. Duhet mbajtur parasysh se shëndeti mendor është shumëdimensional dhe nuk varet vetëm nga martesa.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Bilanci demografik 2010–2024 në Maqedoninë e Veriut: Rritje e ndjeshme

November 19, 2026
Kosovë

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a mund të

November 19, 2026

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje

November 19, 2026

Kosovë

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk

November 19, 2026
Maqedoni

Shaqiri u bën thirrje shqiptarëve të Butelit të ndryshojnë vendbanimin

November 18, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5208
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15549
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Bilanci demografik 2010–2024 në Maqedoninë e Veriut: Rritje

Një analizë e të dhënave statistikore për periudhën 2010–2024 mbi lindjet, vdekjet dhe bilancin natyror sipas përkatësisë etnike në Maqedoninë

Kosovë

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, duke thënë se ende nuk

Kosovë

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina

Deputeti i PDK-së Rrahman Rama, ka zbuluar prapaskena nga takimet me Kurtin për zgjedhjen e emrit të presidentit, ai ka

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.