
Bexheti godet Fetain: Vetëm një mendje vazali mund ta vendosë Ahmetin me ‘xhelatin e Ballkanit
Deputeti Blerim Bexheti i është përgjigjur ashpër Arben Fetait, duke e cilësuar si një “mendje vazali, e zhveshur nga çdo ndjenjë dinjiteti kombëtar” për krahasimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, me atë që e quan “xhelatin e Ballkanit”.
Bexheti thekson:
“I pari mbi 45 vite të jetës ia ka kushtuar dhe sakrifikuar për kauzën shqiptare e lirinë e popullit të tij. I dyti kishte aspirata gjenocidiale kundër shqiptarëve, të cilat iu pamundësuan mu nga lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themelues i së cilës është edhe vetë z.Ahmeti.”
Ai vijon me akuza të rënda:
“Kjo nuk është më as padituri historike, është tradhti morale e politike, e larë me para të pista nga ‘torbat e Dubait’ dhe e helmuar me urrejtjen që ia kanë diktuar padronët në Beograd.”
Bexheti e përshkruan këtë si një mentalitet shërbëtorësh:
“Ky është mentaliteti i shërbëtorit që nuk sheh dot përtej derës së padronit; që mat çdo fjalë sipas çmimit të ‘porosisë’ së radhës, jo sipas të vërtetës. Një gjendje e tillë nuk quhet thjesht vazalitet, quhet robëri e vetëdëshiruar, ku edhe gjuha e gojës është dhënë me qira.”
Ai përfundon me një thënie popullore:
“Siç thotë fjala popullore: ‘Turpi është për njerëzit, jo për këtë, ky e ka humbur bashkë me ndërgjegjen.’”
Deklarata vjen në një moment kur debati politik dhe historik në Maqedoninë e Veriut është tensionuar për shkak të qëndrimeve ndaj figurave kyçe të shqiptarëve në rajon. Flaka
The post Bexheti godet Fetain: Vetëm një mendje vazali mund ta vendosë Ahmetin me ‘xhelatin e Ballkanit appeared first on Flaka, në çdo lajm… .