AA
Shkup – Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, mori pjesë me respekt të veçantë në manifestimin e 28 Shtatorit, Ditës së Boshnjakëve, një datë që kujton historinë, identitetin dhe kontributin e këtij komuniteti në Maqedoninë e Veriut.
Në fjalimin e tij, Mexhiti theksoi rolin e pazëvendësueshëm të boshnjakëve në ndërtimin e një shoqërie shumëetnike, sidomos në Çair, ku bashkëjetesa dhe bashkëpunimi ndërkomunitar janë bërë pjesë e përditshme e jetës. “Ky është një shembull që forcon kohezionin shoqëror dhe na obligon ta ruajmë e ta zhvillojmë më tej,” tha ai.
Ai vlerësoi kontributin e komunitetit boshnjak në kulturë, arsim, ekonomi dhe jetë shoqërore, duke theksuar se këto vlera pasurojnë identitetin qytetar dhe përmbushin bashkëjetesën.
Në përfundim, Izet Mexhiti uroi të gjithë boshnjakët me rastin e kësaj dite, duke nënvizuar se respekti, mirëkuptimi dhe solidariteti janë ura që lidhin komunitetet drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të drejtë për të gjithë. (INA)
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vendet malore do të
Kuvendi, në seancën e sotme të 98-të, miratoi disa zgjidhje legjislative me procedure të shkurtuar, duke përfshirë ndryshime në ligjet
Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe