Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe, ka reaguar pas një lajmi të rremë që është shpërndarë në rrjete sociale.
Një faqe ka bërë reklamë me imazhin e saj, teksa kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer fare artistes, e cila e paralajmëroi ashpër atë që e ka bërë.
“Jam 49 vjeç, por ende dukem sikur jam 25! Rrudhat janë zhdukur plotësisht me këtë mjet të thjeshtë shtëpiak. Mjafton ta aplikoni në fytyrë dhe…”, kështu nis reklama.
Ndërkohë, më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të këngëtares së mirënjohur (pa ndërhyrje):
“vini re – LAJM I RREMÊ #MASHTRIM NGA FAQE TË RREME
Sapo më dêrguan një link me këtê intervistê të sajuar , ku medemek tregoja sekretet e rinisê time.
E medemek na qënkêrka ky krem ( që e kanë vendosur në dorên time )
Kujtdo që mund ti dalë kjo reklamë , ju lutem më dërgoni linqet.
Kushdo që ka përdorur figurên tine pêr të reklamuar produket e veta , do të pêrballet me gjykatën.
( nëse do të reklamoja dicka, do të ishte në faqen time)
Siç e keni parë, në kêtë faqe nuk reklamoj asnjë lloj kremi”.
View this post on Instagram
Maqedonia e Veriut po përballet me rënie të vazhdueshme të lindshmërisë, por të dhënat tregojnë edhe dallime të mëdha mes
Sipas rezultateve të paraqitura në grafik, me 98% të votave të numëruara, blloku i Benjamin Netanyahut ka 53 mandate, ndërsa
Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka reaguar publikisht ndaj këngëtares dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi,