AA
Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte zinxhir komandues, ka thënë ish-Komandanti i NATO-s, Wesley Clark, në dëshminë e tij në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e sfiduar kështu narrativen e Prokurorisë Speciale, e cila tenton që ta paraqesë UÇK-në si një ushtri të organizuar.
“Nga ajri nuk kishte shumë për të parë, dhe nuk mund të bëhej shumë kundër UÇK-së. Kryesisht ata nuk kishin radio. Nuk kishte zinxhir komandues. Nuk ishte sikur po shikoje dy ushtri të rregullta”, tha Clark.
“Nga ajri nuk kishte shumë për të parë, dhe nuk mund të bëhej shumë kundër UÇK-së. Kryesisht ata nuk kishin radio. Nuk kishte zinxhir komandues. Nuk ishte sikur po shikoje dy ushtri të rregullta”, tha Clark.
Në dijeninë e tyre, Clark theksoi se “këto ishin grupe lokale që kishin lindur më shumë apo më pak spontanisht si reagim ndaj viteve të shtypjes serbe”.
Pjesë nga dëshmia e Clark-it:
Ju kujtohet çfarë informacioni, nëse kishte, keni pasur në 1998 mbi strukturën dhe komandimin e UÇK-së?
Nuk kishte shumë për të thënë në lidhje me strukturën. Sa e dimë ne, këto ishin grupe lokale që kishin lindur më shumë apo më pak spontanisht si reagim ndaj viteve të shtypjes serbe. Sidomos pas vrasjes së familjes Jashari, mendoj se kishte alarm të vërtetë se do të ndodhte më shumë. Dhe dukej se kishte njerëz që po bashkoheshin. Kjo ishte aq sa mund të kuptonim ne.
Në fakt, unë mora më shumë informacion mbi UÇK-në nga serbët sesa nga burimet tona. Serbët kishin shenja në hartë që tregonin se ku ishin të ashtuquajturit terroristë. Unë po e shikoja dhe ishte shumë interesante ajo që thoshin. Po përpiqeshin të mblidhnin informacion.
Por, natyrisht, shumica e këtyre njerëzve jetonin në shtëpi dhe përpiqeshin të mbronin familjet e tyre, sa mund të kuptonim ne.
Propozim-ligji me të cilin duhet të rregullohen struktura dhe funksionimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut do të duhet
Ushtarët profesionistë në Maqedoninë e Veriut do të mund të vazhdojnë të punojnë në ushtri edhe pas moshës 45-vjeçare, deri
Nga sot ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa imunizimi pa pagesë është i destinuar për