AA
Kandidati i VLEN-it për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamilin, ministrin e Ekonomisë dhe shefin e shtabit për Tetovë, Besar Durmishin, si dhe funksionarë e kandidatë të tjerë për këshilltarë, zhvilloi takim me banorët e lagjes “Shaip Kamberi”.
Kasami theksoi se gjatë mandatit të parë janë realizuar projekte të rëndësishme për qytetin, ndërsa paralajmëroi fillimin e një investimi të ri me peshë për këtë lagje.
“Me kënaqësi i informova banorët se së shpejti nisim punimet për ndërtimin e ‘Rrugës së Shtipit’, një rrugë me rëndësi vitale për këtë zonë,” tha Kasami.
Ai shtoi se entuziazmi i qytetarëve shihet kudo në Tetovë dhe se transformimi i qytetit do të vazhdojë me “Kapitullin e Dytë të zhvillimit”.
“Tetova s’ndalet,” përfundoi kandidati i VLEN-it.(INA)
Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, njoftoi sonte në emisionin “Studio e Natës” se projekti për Transportin e Shpejtë
Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi i gjykatësit të Gjykatës së Apelit,