
Blerant Ramadani: Bojana, aty ku historia dhe e ardhmja bashkohen
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, ka qendruar sot në fshatin Bojanë.
Në takim me banorët, u theksua kontributi historik i kësaj zone, por edhe domosdoshmëria e projekteve të reja për ta çuar përpara zhvillimin e saj. Banorët parashtruan disa kërkesa konkrete, mes të cilave:
* rregullimi i rrugëve lokale,
* përmirësimi i ujësjellësit,
* rikthimi i bashkësisë lokale për t’i dhënë zë çdo qytetari,
* si dhe realizimi i projekteve madhore, përfshirë ndërtimin e një shkolle të re dhe të një salle moderne për aktivitete.
Ramadani theksoi se Bojana ka treguar gjithmonë çfarë mund të arrihet me vizion dhe guxim.
“Tani është koha ta bëjmë realitet ëndrrën e saj për zhvillim, punësim dhe kushte moderne për çdo familje. Me përkushtim, projekte konkrete dhe dashuri për këtë vend, Bojana do të ecë përpara,” u shpreh ai.
Nga ana e tij, Aleanca Kombëtare për Integrim premtoi se do të qëndrojë në krah të banorëve për t’i kthyer këto synime në realitet