AA
Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin Iljas Veseli dhe shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, kanë zhvilluar sot një takim me banorët e Matkës.
Ramadani prezantoi vizionin dhe projektet konkrete që synojnë të sjellin zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për Matkën dhe Sarajin.
Lidhur me këtë aktivitet, Blerim Bexheti ka shkruar: “19 tetori nuk është thjesht një datë zgjedhjesh, është një referendum kombëtar për të ardhmen tonë. Le ta fitojmë bashkë me Aleancën Kombëtare për Integrim!”
Maqedonia e Veriut ka flotën më të vjetër të automjeteve në rajon, me një moshë mesatare prej 19,4 vjetësh, sipas
Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor
Policia ka zhvilluar sot një aksion kontrolli në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, ku te