AA
Bylbyl Sokoli ishte i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit dhe mbështetet nga Golden Eagle dhe Air Munich.
Trajneri i njohur kosovar ndër të tjerash ka rrëfyer për sakrificën e shqiptarëve të Tetovës, duke treguar se si ata rrezikuan jetën në mënyrë që Kosova të luante futboll.
“Çdo udhëtim ka qenë një vështirësi në vete. Çdo udhëtim ka qenë sakrificë në veti. Çdo udhëtim ka qenë plan në veti”.
“Ajo çka duhet të më kujtohet kanë qenë takimet në Tetovë, shumë burra të cilët na shikonin si njerëz që sakrifikojmë ne, ishin në gjendje edhe jetën ta dhënë për neve”.
“I pashë që ata nuk na lejonte shteti maqedon të luanim në stadiumin e qytetit dhe qytetarët dhe fshatarët e Tetovës erdhën me vendin se në qoftë se nuk e lejojnë do t’i thyejnë dyert”, rrëfen më tej Sokoli.
Episodi i plotë me Bylbyl Sokolin transmetohet të shtunën në ora 17:10 në RTV Dukagjini, si dhe publikohet në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit.
Mos e humbisni këtë rrëfim të sinqertë e frymëzues nga një ish-futbollist dhe trajner i njohur i cili ka shumëçka për të treguar nga karriera e tij e pasur.
Maqedonia e Veriut ka flotën më të vjetër të automjeteve në rajon, me një moshë mesatare prej 19,4 vjetësh, sipas
Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor
Policia ka zhvilluar sot një aksion kontrolli në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, ku te