Bostoni pa shumë vështirësi arrin deri te fitorja e parë
Në ndeshjen e parë të finales së NBA, skuadra e Bostonit mundi Dallasin në shtëpi me një rezultat bindës 107:89 dhe kaloi në epërsi 1:0 në serinë prej katër fitore. Për Seltiks, Xhejlen Braun me 22 dhe Kristaps Porzingis me 20 pikë ishin më të mirët. Në anën tjetër, Luka Donçiç bëri një lojë fantastike, duke realizuar “double-double” prej 30 pikësh dhe 10 kërcimesh.
Në çerekun e parë u kuptua se Bostoni ka shumë më tepër gjerësi në listë dhe se Dallasi, përveç Donçiçit, do të duhet të ketë të paktën dy-tre lojtarë më shumë të motivuar, nëse duan të bëjnë diçka në finale e madhe.
Para përfundimit të pjesës së parë, Bostoni kishte 29 pikë diferencë pran rezultatit 58:29. I vetmi pikë i ndritur për Dallasin ishte Luka Doncic me 17 pikë në pjesën e parë, ndërsa Porzingis shënoi 18 në atë periudhë të ndeshjes. Në vijim Dallasi nuk gjeti rrugën për t’u rikthyer, ndaj fatin për fitoren e parë do ta kërkojë në ndeshjen e radhës.