AA
Askush nuk i dërgon në botën e errët serbe-ruse siç shesin mjegull Osmani dhe BDI, por në botën e përgjegjësisë, para ligjit për të gjithë krimin dhe tradhtinë që ka bërë klika kriminale. Kështu VMRO-DPMNE-ja u përgjigjet akuzave të BDI-së dhe Osmanit për ndikimin e botës serbe në vend. Partia maqedonase në pushtet thonë se “Bujarit, bota ruse i është bërë refleks Pavlovian, gjithmonë kur nuk ka çfarë të thotë, del me botën ruse ose botën serbe. Tani është koha e drejtësisë dhe përgjegjësisë, një kohë kur Aliu, Artani, Bujari, Filipçe dhe Zaevi do të duhet të përgjigjen para ligjit, thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Kandidati i BDI-së për Çairin, Bujar Osmani, tha se shteti po kthehet në zonë gjeopolitike jashtë vlerave evropiane. “Do të kthehemi në orbitën e ndikimit serbo-rus, në një sferë të errët ku nuk ka vlera Evropiane por vetëm autoritet dhe nënçmim”, kishte thënë Osmani duke kritikuar qeverinë. /Alsat.mk
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do
Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë këtij muaji, janë shpërndarë 650 pako ushqimore për familjet në nevojë në Tetovë dhe
“VLEN-i vetëm i përkthen deklaratat e Mickoskit, fatkeqësisht këta nuk kanë fuqi as të merren me çështjen e provimit të