AA
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm ndaj dy nxënësve në Tetovë, duke dënuar ashpër aktin e dhunës.
“Në Tetovë nuk ka vend për huliganizëm dhe dhunë, ligji vlen për të gjithë. Dënojmë ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj dy nxënësve në Tetovë, të cilëve u dëshirojmë shërim të shpejtë dhe të lehtë”, ka shkruar Kasami në Facebook.
Ai ka theksuar se nuk mjafton vetëm dënimi moral, por kërkohet edhe reagim institucional. “Mbrëmë Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë reagoi shpejt dhe qartë, duke bërë të ditur se siguria e nxënësve është e paprekshme. Kushdo që e cenon atë, do të përballet me ligjin”, thotë ai.
Kasami i bëri thirrje prokurorisë që të marrë masa serioze për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla. “I bëjmë thirrje prokurorisë të merr masa serioze, që këto raste mos të përsëriten më kurrë! Nuk do të bëjmë politikë me raste të tilla, as nuk do të lejojmë që të tjerët të bëjnë politikë me to”, ka përfunduar kryetari i Tetovës.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cilësoi vizitën e presidentit zviceran si historike, duke e vlerësuar mbështetjen e
Janë rikthyer alarmet për bomba në disa shkolla të mesme në Shkup. Gjatë ditës së sotme, janë pranuar njoftime për
Për shkak të mungesës së Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), u shty seanca e katërt e Grupit të Punës për